TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i bashkisë Mirditë, Alber Melyshi, u shpreh se situata me zjarrin në këtë bashki është vërtet serioze dhe e rrezikshme.
Ai tha se fshati Tenë është më i prekuri aktualisht, ku dhe janë bërë evakuimet e para. Sipas Melyshit këto zjarre mendohet se janë të qëllimshme, teksa shtoi se ka kërkuar nga autoritetet që të zbardhen sa më parë dhe autorët të vihen para drejtësisë.
“Sot është ndër situatat më të rrezikshme që mund të kemi pasur në bashkinë Mirditë sepse u favorizua nga era. Kishim shumë familje që ishin në zona të shpërndara pyjore dhe që ishte vështirë për të ndërhyrë, por fatmirësisht deri tani nuk kemi dëme në banesa, as në jetë njerëzish. Në dy lagje kemi evakuuar banorë. Vazhdon të jetë realisht e vështirë situata, por dhe me ndihmën e mjeteve zjarrfikëse që kanë ardhur shtesë shpresoj që të vazhdojë të normalizohet situata. Duket se në disa raste janë zjarrvënie të qëllimshme, sepse brenda vitit kemi ndërhyrë disa herë dhe i kemi shuar, duket se ka një dorë që do t’i djegë pyjet, dhe e kam diskutuar me autoritete që të marrin masa”, tha ai.