AKTUALITET, 30 August 2026, 18:48

Aksident tragjik në Mirditë, humb jetën 20-vjeçari, dy të tjerë dërgohen me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në aksin Lurë–Rrëshen, në fshatin Kurbnesh të Mirditës, ku një 20-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, kur ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, pasagjeri C. N., rreth 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Dy personat e tjerë që ndodheshin në automjet kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për drejtuesin e mjetit, 20-vjeçarin A. K., dhe një pasagjer tjetër, i mitur rreth 15 vjeç.

Për shkak të gjendjes së tyre, të dy të plagosurit janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, automjeti i cili doli nga rruga drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç. Si pasojë e rënies së mjetit, ka ndërruar jetë në vendngjarje pasagjeri, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur drejtuesi i automjetit, A. K., si dhe një pasagjer tjetër i mitur, rreth 15 vjeç. Për shkak të dëmtimeve të marra, dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore.