TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Skandalet e Bashkisë së Tiranës nuk kanë të sosur.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka hedhur në kosh miliarda lekë që vijnë nga taksapaguesit e kryeqytetit.
Rasti i rehabilitimit të Unazës së Mesme është një tjetër vjedhje e madhe nga ana e Bashkisë.
Vlera e këtyre punimeve që u bënë vetëm pak kohë më parë, kap shifrën e 248.930.907 lekë.
Ndërkohë nga një vrojtim i CNA.al shihet qartë vjedhja që ka bërë bashkia për këtë projekt.
Në rrugën “Asim Vokshi”, përballë gjykatës së Krimeve të Rënda thjesht është rihedhur një shtresë asfalti, pasi edhe më herët kjo rrugë ka qenë në gjendje të mirë.
Investimi në fjalë nuk ishte asgjë tjetër veçse një keqpërdorim fondesh, pasi gjysma e këtij segmeti rrugor ishte i asfaltuar dhe ne gjendje shumë të mirë, nuk iu ndryshua asgjë, vetëm iu hodh një cipë asfalt.
Ndërkohë, së fundmi Bashkia Tiranë ka dhënë leje për ndërtimin e një shtese në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit të Provës. Tashmë punimet për ndërtimin e kësaj shtese kanë filluar, ndërsa rrruga e ndërtuar më herët po nga Bashkia është prishur.
Pas miratimit të lejes së ndërtimit për këtë shtesë, kjo rrugë duhet të devijojë dhe të rindërtohet sërish, edhe pse kishte vetëm disa muaj që ishte ndërtuar.
Ky është një abuzim i pastër nga ana e Bashkisë, pasi leja për shtesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Provës është dhënë po nga kjo bashki, duke hedhur kështu në kosh investimin për rrugën që tashmë është prishur.
Mesa duket devijimi në formë “S-je”, është një justifikim për vjedhjen e miliarda lëkëve, pasi kjo rrugë mund të ndërtohej drejt duke bërë shpronësimin e disa pronarëve./CNA.al
