AKTUALITET, 30 Mars 2019, 14:12

Sinqeriteti tronditës i fëmijës që takon kryeministrin: Ti je xhaxhi Rama, që rri gjithë ditën në televizor!

Sinqeriteti tronditës i fëmijës që takon kryeministrin: Ti

Kemi frikë të hapim edhe frigoriferin, se na del kryeministri i Shqipërisë. Shpesh shtrojë pyetjen; kur ai kryeministër punon?! Nuk di që të ketë gjëkundi ndonjë kryeministër që jep auto-intervista nga 2 orë, një herë në javë”, deklaronte rreth dy vite më parë publicisti i njohur Kim Mehmeti, për mënyrën se si Edi Rama drejton vendin.

Qeveria dixhitale e Ramës, një kryeministër që punon vetëm virtualisht, TV më TV dhe nëpër rrjetet sociale është bërë si një virozë kombëtare, që nuk ka lënë pa prekur edhe fëmijët e vegjël.

Epik mund të quhet takimi i Ramës me një fëmijë të vogël, i cili nuk dëgjuar për kryeministrin e vendit, se i rregulloi kopshtin apo shkollën, por e njeh atë vetëm si, “Xhaxhi Rama, që rri gjithë ditën në TV”.