AKTUALITET, 30 Mars 2019, 14:00

Alfred Peza, njelloj si shefi i tij, puth dorën e bukur të Eni Vasilit

Alfred Peza ishte i ftuar mbrëmjen e kaluar në studion e “Open” të moderatores Eni Vasili në një panel të gjërë.

Moderatorja e njohur ka postuar disa foto në rrjetet sociale me të ftuarit që ka patur në emision, por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë ajo me analistin Alfred Peza.

Ky i fundit ka treguar edhe një anë tjetër të tij duke treguar xhentilesë, ku shfaqet duke i puthur dorën Vasilit.

Kujtojmë se një gjest të tillë disa kohë më parë e ka bërë edhe Edi Rama, shefi i Alfred Pezës në kohën që ky i fundit ka qenë deputet i Partisë Socialiste.