AKTUALITET, 30 Mars 2019, 12:52

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali/ Vjen reagimi i kryebashkiakes së Shkodrës

Ekzekutimi mafioz i vëllezërve Bilali/ Vjen reagimi i kryebashkiakes

Pas vrasjes së dyfishtë që tronditi Shkodrën dhe gjithë Shqipërinë mëngjesin e sotëm, ka ardhur edhe reagimi i kryetares së baskisë së epiqendrës së Veriut, Voltana Ademi.

Qytetarja e parë e Shkodrës, e tronditur nga vrasja e dy vëllezërve Bilali, shprehet se situata është shqetësuese, ndërsa kërkon ndërhyrjen e shtetit.

“Shteti duhet të marrë përgjegjësitë. Situata është shqetësuese”, është shprehur Ademi.

Paraditen e sotme, u vranë para banesës së tyre vëllezërit Ibrahim dhe Astrit Bilali.