TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar komunikimin e fundit që ka patur me Astrit Bilalin, babain e Astmer Bilalit, një nga viktimat që mbeti i vrarë sot në Shkodër bashkë me të vëllain.
Hoxha thotë se ka komunikuar ditën e djeshme me të, dhe ai i kishte thënë se dilte nga shtëpia vetëm për t’u kujdesur për kuajt, pasi ishte i shqetësuar.
“Dje kam komunikuar me të, kishte shqetësim në lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër dhe me mos reagimin e policisë për ngjarjet e fundit në Shkodër. Kishte kohë që rrinte i mbyllur dhe bënte lëvizje shumë të kufizuar. Dilte nga shtëpia vetëm për tu kujdesur për kuajt”, tha Hoxha.
Më tej, në studion e lajmeve në Report Tv, Hoxha thotë se Bilali i ka thënë për vrasjen e çiftit Boran Bërçana dhe Silvi Ndoci se kjo ngjarje nuk do të zbardhej pasi autorët janë të lidhur ngushtë me Policinë e Shkodrës.
“I ndjeri më tha: Nuk e kuptoj pse shteti po përkrah një nga këto banda, dhe shteti hesht edhe në media ka heshtje për hetimet. Ose dikush ka dhënë urdhër të rrinë urtë, dhe mos të zbulohet autori i vrasjes së çiftit. Kam përshtypjen se vrasësi i çiftit është i kollajtë për t’u zbuluar, nuk e di pse ka heshtje dhe hezitim për këtë gjë.
Sipas kamerave autori jep të dhëna nga gjatësia nga mënyra e lëvizjes. Të gjitha shenjat që tregojnë si ka ndodhur ngjarja. Që aty më thotë që do të jetë shumë e vështirë të kapet autori sepse kanë lidhje me oficerë policie. Kjo ngjarje është e pazbardhur. Në Shkodër ka një gjë tjetër, qytetarët s’kanë besim te policia.”-thotë Hoxha.
Ditën e sotme, në qytetin e Shkodrës janë ekzekutuar me breshëri kallashnikovi 2 vëllezër, Astrit dhe Brahim Bilali. Ngjarja dyshohet se ka si motiv hakmarrjen, pasi Astrit Bilali është babai i boksierit të arrestuar si pjesë e grupit të Bajrajve, Astmer Bilalit.