AKTUALITET, 30 Mars 2019, 13:37

Shkodra nën pushtetin e krimit, ja çfarë e shqetëson kryeministrin Rama (Foto)

Në një kohë kur Shkodra është nën pushtetin e bandave, dhe vetëm mëngjesin e sotëm u ekzekutuan në derën e shtëpisë dy vëllezërit Bilali, derimë tani nuk ka asnjë reagim nga ana e qeverisë shqiptare.

Madje për kryeministrin Edi Rama më e rëndësishme është që të postojë në rrjetet e tij sociale një foto të stadiumit Arena Kombëtare, që sipas tij është drejt përfundimit.

Fotoja është shpërndarë më pas dhe nga deputetë të PS-së, duke të dhënë përshtypjen se Shqipëria është e ndarë mes dy botëve, asaj të vrasjeve në Shkodër, dhe të qetësisë së Tiranës.

Ndërkohë që pas ngjarjes është nisur drejt qytetit të Shkodrës drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, ndërsa kontrolle të shumta po kryhen dhe nga FNSH dhe forcat RENEA.

Astrit dhe Ibrahim Bilali u vranë mëngjesin e sotëm në derën e banesës së tyre në lagjen Kiras, ndërsa ekzekutimi i tyre vjen pas një serie atentatesh që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

Në disa deklarata të njëpasnjëshme përfaqësues të PD-së si dhe kryebashkiakia Voltana Ademi i kanë bërë thirrje ministrit të brendshëm Sandër Lleshaj që të ndërhyhet urgjent në Shkodër, dhe ti jepet fund larjes së hesapeve mes qytetarëve.