AKTUALITET, 1 Janar 2021, 14:17

Sigurimi i dozave të Pfizer/ Lulzim Basha reagon sërish: Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës

Sigurimi i dozave të Pfizer/ Lulzim Basha reagon sërish: Vaksina


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me sigurimin e dozave të Pfizer nga qeveria, duke theksuar se vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Edi Ramës.

“Edhe me vaksinat e njëjta histori si me dështimet e Ramës këto 7 vjet. Premtoi 300 mijë vende pune dhe shtoi papunësinë dhe varfërinë, rriti koston e jetës dhe shkatërroi ekonominë. Vaksina më e mirë për Shqipërinë është largimi i Ramës. Vetëm kjo do na lëvizë nga dështimet drejt suksesit, nga dëshpërimi drejt shpresës”, shkruan Basha në rrjetet sociale.