AKTUALITET, 1 Janar 2021, 10:57

Kreu i monopolit të shitjes së kokainës! Po vinte në Tiranë, 29-vjeçari shqiptar kapet në flagrancë, ekstradohet drejt Italisë

Kreu i monopolit të shitjes së kokainës! Po vinte në


Operacioni ‘Agimi i Ri’ ka vënë në pranga nëntë persona e në mesin e tyre dhe kreun e grupit i cili është me origjinë shqiptare. Shqiptari i identifikuar si Julian Tare po përpiqej të vinte në Tiranë nga Belgjika kur u arrestua.  Më pas u bë e mundur ekstradimi i tij në Itali. Gjatë kontrolleve policia sekuestroi 4 kg kokainë të hapur. Grupi vepronte më shumë në zonën e Viterbos, e cila është dhe pika kryesore e trafikimit të drogës në Itali.

“Ndërsa ai ishte gati të kthehej në Tiranë, ne e kapëm dhe e vendosëm në një aeroplan për në Romë. Ky operacion është dëshmia se forcat e policisë nuk kanë ndalur kurrë përballë urgjencës. Ne gjithmonë do të vazhdojmë të kryejmë punën tonë edhe përballë një mijë vështirësive”, tha komisioneri San’Elia.