AKTUALITET, 1 Janar 2021, 13:14

Makina merr flakë në ecje pranë tunelit në Elbasan, shpëtojnë shoferi dhe dy pasagjerët

Makina merr flakë në ecje pranë tunelit në Elbasan,


Një autoveture është përfshirë nga flakët ndërsa qarkullonte në aksin Elbasan-Tuneli i Krrabës-Tiranë.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur Mamël rreth 1 km larg tunelit. Automjeti i llojit, tip “Benz Class” është mbuluar nga flakët rreth orës 12:45. Fatmirësisht drejtuesi i automjetit dhe dy personat e tjerë që ndodheshin në të, sapo kanë vënë re tymin dhe flakët që kishin “pushtuar” automjetin kanë ndalur dhe kanë dalë menjëherë duke u larguar dhjetëra metra prej vendit të ngjarjes. (foto iluestruese)

Ndërkohë është njoftuar shërbimi zjarrfikës për të ndërhyrë për shuarjen e flakëve që kanë përfshirë automjetin.