AKTUALITET, 1 Janar 2021, 13:17

Rama njoftoi se ka siguruar vaksinën, Basha: Shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja


Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas njoftimit të kreut të qeverisë Edi Rama se ka siguruar vaksinën anti-COVID. Basha thotë se Rama përpiqet të shesë dështimet si suksese pasi sipas tij Shqipëria është vendi që jep ndihmën ekonomike më të vogël ekonomike për qytetarët e saj.

Kreu i PD shprehet se Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kanë nisur vaksinimin, në kohën kur Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja.

“Si përherë Rama përpiqet t’i shesë dështimet si suksese. Shqipëria është vendi që jep ndihmën më të vogël ekonomike për qytetarët e saj. Rama premton të sjellë shumë pak vaksina, dhe shumë vonë krahasuar me vendet e tjera.

Serbia dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur ndërkohë vaksinimin, ndërsa Rama shkoi në Nju Jork për të blerë këpucë të reja! Ky i dështuar duhet të largohet nga qeverisja, që Shqipëria të ndryshojë e të shpresojë sërish”, shkruan Basha