AKTUALITET, 28 Korrik 2020, 22:45

Si u gjet arma e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit në Elbasan

Si u gjet arma e ekzekutimit të Emiljano Ramazanit në Elbasan


Një javë nga vrasja e Emiljano Ramazanit në Elbasan policia ka gjetur dhe sekuestruar amën me të cilën u ekzekutua 40-vjeçari. Për pasojë janë vënë në pranga babë e bir, pronarë të një servisi ku ishte fshehur arma e krimit.

Në pranga janë vënë Albert Manahasa 64-vjeç dhe Seit Manahasa 37-vjeç, të dy banues në Peqin. Pistoleta model 54 TT, ishte fshehur poshtë serbatorit të një makine. Policia i akuzon për ndihmë në krim dhe jo si autorët e ekzekutimit. Ditën e djeshme forcat RENEA ndërhynë në Peqin, ku përmes një aksioni shoqëruan 6 persona, anëtarë të së njëjtës familje të cilët dyshohet se mund të kishin dijeni për ngjarjen.

Bujar Dervishaj, një nga 6 të shoqëruarit tha pas lirimit nga qelia se arma është vendosur aty nga persona të tjerë që duan të fshehin implikimin në këtë ngjarje.

Emiljano Ramazani u ekzekutua nga një person me kapuç pasditen e 20 korrikut pasi kishte dalë nga palestra. Personi i maskuar doli nga një makinë dhe afrohet në drejtim të Ramazanit duke ekzekutuar atë për 30 sekonda. Makina e autorëve u gjet e djegur në dalje të qytetit