TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një operacion antidrogë është finalizuar dje në Elbasan me sekuestrimin e 4.2 kg heroinë dhe arrestimin e 5 personave.
Në pranga fillimisht përfundoi shtetasi Gëzim Balla, i cili drejtonte furgonin me lëndë drusore ku ishin fshehur pakot me heroinë. Ai është arrestuar në flagrancë, pasi Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kg e 215 gr. dhe një sasi kanabisi.
Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe katër persona të tjerë: Haziz Musai, Xhulio Musai, Danjel Xhelilaj dhe Endrit Karaj. Policia njoftoi dje zyrtarisht se ishte finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Kështjella”, i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë. Operacioni u shtri në Elbasan dhe në disa qytete të tjera, duke u mbyllur me sekuestrimin e 4.2 kg heroinë.
OPERACIONI
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikimit të drogave të forta, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Elbasan, zhvilluan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kështjella”.
Si rezultat i këtij operacioni, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në një furgon që transportonte lëndë drusore, që drejtohej nga shtetasi Gëzim Balla, 46 vjeç, banues në Elbasan, i cili është arrestuar në flagrancë, Policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë me peshë totale 4 kilogramë e 215 gramë heroinë dhe një sasi kanabisi.
“Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me këtë veprimtari kriminale. Operacioni vijon në Elbasan dhe në disa qytete të tjera dhe në përfundim të tij do të bëjmë me dije informacionin e plotë”, tha dje zyrtarisht Policia e Shtetit.Mësohet se Policia e Elbasanit kishte nisur prej një muaji hetimet për këtë grup që dyshohet se do ta trafikonte lëndën narkotike drejt Greqisë. Disa prej tyre janë mbajtur nën vëzhgim, derisa dje u bë ndërhyrja dhe arrestimi në flagrancë.