AKTUALITET, 27 Nëntor 2020, 09:50

Emrat/ Dyshohet se vrau shokun pa dashje, kush janë viktima dhe autori i ngjarjes në Bulqizë

Emrat/ Dyshohet se vrau shokun pa dashje, kush janë viktima dhe autori i


Elidon Basha është 22-vjeçari që mbeti i vrarë aksidentalisht në Bulqizë, ndërkohë që autori i dyshuar është identifikuar si Klodian Kola 27 vjeç.

Dy të rinjtë, miq me njëri tjetrin, kishin dalë për gjah me njëri-tjetrin mbrëmjen e djeshme. Për fat të keq 27-vjeçari ka shkrepur pa dashje armën duke qëlluar në drejtim të shokut të tij.

Ky i fundit është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranës por nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Ndërkaq, Klodian Kola po merret në pyetje për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes