LIFESTYLE, 22 Korrik 2020, 11:50

Si kurrë më parë, Alketa Vejsiu publikon foton me të bijën: Vajza më e zgjuar


Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është shumë diskrete ndaj jetës së saj private.

Ajo nuk ka publikuar asnjëherë foto me bashkëshortin dhe fëmijët e saj. Gjithashtu edhe publikisht flet shumë rrallë për ta.

Mirëpo, mbrëmjen e djeshme Alketa ka bërë një përjashtim dhe ka postuar një video në Instastory, ku nuk e ka zbuluar të plotë portretin e së bijës.

Ajo që vihet re është se vajza e saj, Nikol është rritur dhe mami Alketa nuk ka nguruar t’i bëjë një dedikim vërtetë të bukur.

“Mama Keta puthe vajzën tënde! Vajza më e bukur, e zgjuar dhe e mrekullueshme që mund të kisha!”, shkruan Vejsiu.