LIFESTYLE, 20 Korrik 2020, 13:49

Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve, reagon Elton Deda: Ne muzikantët…

Mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge bareve, reagon Elton


Vetem pak kohe pasi ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu njoftoi vendimin me te  fundit per menaxhimin e situates se koronavirusit ne vend, dukembyllur klubet e natës, diskot, dhe lounge baret,  reagon kantautori i njohur Elton Deda.

Me nje shenim ne faqen e tij ne rrjetet sociale, Elton Deda ndan mendimin e dhene nga nje koleg i tij, lidhur me oraret kur do te bejne Live-t.

“Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”- shkruan ai.

Reagimi i Elton Dedes 

Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare.

Akti normativ 

Ministrja Manastirliu njoftoi dhe sanksionet e forta për klubet e natës, diskot, lounge baret në rast se do të hapin aktivitetin e tyre.

“Me vendimin e Qeverisë, nga sot hyn në fuqi Akti Normativ i cili: –

Ndalon hapjen e klubeve të natës, diskove, lounge barve dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare.

– Ndalon muzikën pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji.

Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore.