LIFESTYLE, 21 Korrik 2020, 13:27

‘Përse nuk hap një restorant’ Arbana Osmani suprizon të gjithë me përgjigjen


Moderatorja e njohur, Arbana Osmani ka vendosur të ndajë një pjesë të kohës me ndjekësit e saj duke iu përgjigjur pyetjve të ndryshem të tyre, që kryesisht lidhen me pritjen e ëmbël ose gatimin.

E pyetur se si ia bën që është kaq në formë, Arbana ka ndarë disa “sekrete” me ndjekësit duke renditur disa hapa nga rutina e saj.

“Nuk ha gjithë tavën që gatuaj, nëse ha drekë bollshëm ha vetëm një sallatë në darkë, përpiqem të bëj nga pak sport”, ka pohuar Osmani në postimin e saj në ‘Instastory’.

Ndërsa e pyetur se pse nuk hap një restorant, Osmani i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e saj.

“Do ta hap sapo të jem pak më e lirë nga punët e tjera”, ka treguar moderatorja.

Me siguri kjo përgjigje i ka gëzuar ndjekësit e Arbanës, të cilët nuk kanë ngurruar as ta komplimentojnë në llogarinë e saj.