TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Bora Zemani ishte e ftuar ditën e sotme së bashku me djalin e saj Arborin në programin “Rudina”. Moderatorja foli për ndjesinë që ka përjetuar në momentin kur solli në jetë djalin e saj dhe u shpreh se ka qenë si dashuri me shikim të parë dhe njëkohësisht një emocion mjaft i fortë.
Gjatë bisedës në studio Rudina u ndal dhe tek tema që është trajtuar shumë kohëve të fundit, te puthja në buzë me fëmijët.
Bora është një nga personazhet e njohur që poston foto me djalin e saj duke u puthur në buzë.
Në lidhje me këtë fakt, moderatorja u shpreh se është një zgjedhje e vetë prindërve. Ajo shtoi se nuk e privon veten e saj që t’ia shprehë dashurinë djalit të saj duke e puthur si në faqe, ashtu edhe në buzë.
Të gjithë prindërit e kanë zgjedhje të tyren. Unë nuk e privoj veten në mënyrën si ia shpreh dashurinë Arborit. Nëse më vjen ta puth kudo, e puth kudo, si në faqe, si në buzë. E kemi këtë puthjen një shprehje dashurie shumë të pastër ndaj njëri-tjetrit. Megjithatë nuk them asgjë as për ata që janë kundër kësaj gjëje, une nuk jam kundër fenomenit. Unë kam përshtypjen secili e shijon si të dojë.‘-u shpreh Bora.