TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktori Florjan Binaj përmes një postimi në Instagram ka ironizur qeverinë me vendimin për të mbyllur lokalet e natës dhe vendosjen për të mos lejuar muzikën nëpër lokale pas orës 20:00.
"Sipas një studimi të Universitetit Surrelington në Tirinois të Maçaçuçets, COVID-19 transmetohet edhe nëpërmjet notave të muzikës sidomos pas orës 20:00.
Ky universitet gjeti tek një këngë, një notë DO dhe një SOL pozitive me COVID ndërkohë tamponi i është bërë MI-së, LA-së dhe RE-së, ndërsa FA dhe SI kanë dalë negative në test”, shkruan Binaj.
Këtë postim aktori e ka shoqëruar me shkrimin “Policia ka shpallur në kërkim çelsin e solit”.
Ky vendim i qeverisë ka nxjerrë në protestë para Kryeministrisë artisë dhe qytetarë, të cilët e kundërshtojnë atë.
Mes zërave kritikë ishte edhe këngëtari Devis Xherahu, i cili propozoi që qeveria të lejojë hapjen e lokaleve të natës me protokolle sigurie, sikurse ka bërë në rastin e bankave, apo supermarketeve.