AKTUALITET, 8 September 2026, 15:55

Sot Kuvend dhe protestë! Policia rrethon zonën rreth Parlamentit, vendos gardh metalik

Sot Kuvend dhe protestë! Policia rrethon zonën rreth Parlamentit,

Policia ka marrë masa të shtuara sigurie pranë Parlamentit, në kuadër të protestës së paralajmëruar ne nisje te sesionit te ri parlamentar. 

Zona përreth godinës së Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa prani e shtuar e forcave të policisë është vënë re në perimetrin rreth institucionit.

Masat e sigurisë vijnë në një moment kur pritet grumbullimi i protestuesve. Vendosja e barrierave metalike synon të kufizojë afrimin e protestuesve drejt godinës së Parlamentit.