TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në të gjitha mediat shqiptare është transmetuar dje një deklaratë e ndihmës sekretarit amerikan i shtetit për Euroazinë, Philip Reeker, i cili ritheksoi edhe njëherë se ShBA nuk do të jenë një arbitër në krizën aktuale shqiptare. “Jemi krenarë për Shqipërinë. Por nuk jemi krenarë me shqiptarët këto javët e fundit, sepse ata nuk përdorën institucionet që kanë. Nuk mundet që thjesht të bojkotosh parlamentin ose të dorëzosh mandatet…Shtetet e Bashkuara nuk do të bëhen arbitër i politikave të brendshme të Shqipërisë, por ne do të vazhdojmë të inkurajojmë të gjitha palët të punojnë së bashku me institucionet dhe të bëjnë hapat e duhur që të ecin përpara” deklaroi Reeker gjatë samitit të Atlantikut në Uashington.
Në fakt, pavarësisht nga pretendimi se ShBA rrefuzon të bëjë gjyqtarin mbi palët, që e kanë përsëritur edhe zyrtarë të tjerë të lartë, gjatë krizës së fundit Amerika e ka luajtur këtë rrol. Në të gjitha rastet Uashningtoni dhe ambasada në Tiranë kanë marrë anën e Rilindjes dhe të Edi Ramës.
Ata qenë po aq aktivë sa qeveria për të goditur djegjen e mandateve dhe për të organizuar opozitën fallco që merrte direktiva direkt nga rruga e Elbasanit. Ata ishin po aq aktivë në mbështetjen e zgjedhjeve një partiake të 30 qershorit, megjithëse ato u anulluan me dekret presidencial. Ata shkuan deri në kërcënimin e opozitës për shpalljen si organizate e dhunshme dhe luajtën me deri me heqjen e vizve për liderët opozitarë. Dhe kulmi i kulmeve, ata lanë Edi Ramën të përdorte emrin e ShBA, në manipulimin me ndalimin e hyrjes në Amerikë të atyre që prekin zgjedhjet.
Po të vësh në kandar heshtjen e ambasadës ndaj këtij krimi ndaj lëvizjes së lirë, kur ajo ngre zërin për të drejtat e handikapatëve, fëmijëve apo homoseksualëve, animi është i dukshëm. Ashtu siç është i habitshëm edhe heshtja gjatë gjithë kësaj kohe, e çdo kritike ndaj qeverisë, së paku si ato sa për sy e faqe që bënte albasadori Lu për peshqit e mëdhenj apo për 40 familjet e pakapura kriminale.
Të gjitha këto fakte tregojnë se gjatë krizës së fundit ShBa ka luajtur rrolin e një arbitri tendencioz dhe të anshëm. Ajo ka zgjedhur krahun e pushtetit. Por këtë shqiptarëve nuk ia thotë pothuajse askush. Pushteti se nuk guxon, opozita se nuk i leverdis taktikisht dhe mediat e mëdha, sepse shumicës prej pronarëve tashmë iu kanë hequr vizat.
Lapsi.al