AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 13:01

30 qershori/ Gjykata e Vlorës konfirmon mandatin e Gjergj Goros për Bashkinë e Himarës

30 qershori/ Gjykata e Vlorës konfirmon mandatin e Gjergj Goros për



Gjykata e Vlorës ka rikonfirmuar në krye të Bashkisë së Himarës kandidatin e Partisë Socialiste, Gjergj Goron, që u shpall fitues në zgjedhjet vendore të 30 qershroit.

Seanca për konfirmimin e Goros, u drejtuar nga kryetari i Gjykates në Vlorë, gjyqtari Skënder Haluci.

Pasi u njoh me dokumentacionin përkates, Haluci ka vleresuar si të ligjshëm mandatin e kryetarit aktual të Bashkisë së Himarës.

Në këtë njësi vendore, Goro nuk kishte kandidat rival, duke shkuar i vetëm ne votime. Ndërsa, ditën e djeshme, kandidatja e PS-së për Bashkinë e Durrësit, Valbona Sako, si edhe kandidati tjetës socialist për Bashkinë e Vorës, Agim Kajmaku, nuk kanë mundur të marrin mandatin , pas vendimeve të gjykatave përkatëse.

Në rastin e Sakos, Gjykata e Durrësit ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, “duke i bërë zgjedhjet nul”.

Ndërsa, Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencën për të dhënë një vendim mbi ligjshmërinë e mandatit të Kajmakut për të drejtuar Bashkinë e Vorës.