TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka sulmuar edhe sot presidentin Ilir Meta. Ai ka theksuar se Balla ka sy e veshë vetëm për hallet e opozitës dhe jo të popullit. Ai theksoi se presidenti do i kthejë ndryshimet në Kodin penal, por sipas Kuvendi do i miratojë sërish.
“Si një nga bashkëkryetari i opozitës me seli në Presidencë, nuk kam fare dyshim që Meta nuk ka sy dhe vesh për të dëgjuar se çfarë duan shqiptarët por ka sy e veshë vetëm për Lulzim Bashën, Monikën dhe Berishën, dëgjon vetëm hallin e tyre. Por ne këto projekt ligje do t’i votojmë sërish. Aq më tepër kur dhunohen policisë apo mjekë. Dënohen deri në 3 vite heqje lirie, dënimi për goditje për shkak të detyrës, shkon dënimi deri në 5 vite për zyrtarët e lartë. Le të guxojnë të godasin një punonjës policie dhe do të shikoni masat. Kemi parë shumë alabakë që më parë kanë qenë deputetë zgërdhiheshin para policëve”, u shpreh Balla.