AKTUALITET, 18 Korrik 2019, 10:47

Kuvendi nis me debate, përplasen socialistët, Ruçi rrëzon kërkesën e Beqaj

Kuvendi nis me debate, përplasen socialistët, Ruçi rrëzon



Në seancën e sotme plenare ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqja ka kërkuar nga kolegët deputetë që sot të mos miratohet projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”.

“Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës”, tha Beqja.

Por kjo nuk u pranua nga Ruçi, i cili u shpreh se  arsyetim nuk është i mjaftueshëm, duke i kërkuar atij që të denoncojë rastet konkrete duke nisur prej vetë atij që është duhanpirës.

DEBATI:

Beqaj:Do kërkoja që ky ligj të mos votohet sot, për zbatimet që ne i bëjmë këtij ligji. Nuk është e drejtë të rëndojmë me këtë projektligj shkelës.

Ruçi: Nuk e kuptova të marrim angazhim ne për të miratuar ligjin, s’është arsye, kjo është retorikë, që t’i denoncosh rastet duke filluar nga mua si duhanpirës.