BOTA, 12 Tetor 2020, 18:16

Si asnjëherë më parë, Kim Jong Un qan dhe u kërkon falje koreano-veriorëve: Mora përgjegjësinë për të drejtuar vendin, por…

Si asnjëherë më parë, Kim Jong Un qan dhe u kërkon


Në fjalimin e së shtunës, në paradën ushtarake që shënonte 75 vjetorin e themelimit të Partisë së Punëtorëve në pushtet në Korenë e Veriut, lideri Kim  Jong Un u shfaq si asnjëherë më parë.

Gjatë fjalimit të tij kishte momente emocioni, ku na u desh të shihnim edhe Kim Jond Un duke lotuar.

Ai i kërkonte falje koreano-veriorëve se nuk kishte mundur të bënte aq sa duhet për ta. Siç shihet edhe në video, Kim hoqi syzet për të fshirë lotët.

“Megjithëse mora përgjegjësinë për të udhëhequr vendin duke ndjekur rrugën e vendosur nga shokët tanë të mëdhenj Kim Il Sung dhe Kim Jong Il (babai dhe gjyshi i tij), përpjekjet e mia nuk ishin të mjaftueshme për të lehtësuar nga kurrizi i njerëzve vështirësitë në jetën e tyre të përditëshme. Ju kërkoj falje”, mësohet të ketë thënë Kim.

Analistët pretendojnë se ky qëndrim është për shkak të presionit që regjimi po përballet që nga kriza e koronavirusit.

Është e rëndësishme të shohim pse ai arriti në pikën e të qarit. Nën këtë mesazh, mund të shihet se Kim është nën një presion të madh”, tha drejtori i Koresë së Veriut i Institutit Koreane për Bashkimin Kombëtar.