AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 17:14

Si asnjëherë më parë, Elbasani rekord rastesh me Covid-19

Si asnjëherë më parë, Elbasani rekord rastesh me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot 124 raste të reja me koronavirus dhe 4 humbje jete. Nga të dhënat e publikuara vihet re shifra e lartë në Elbasan, ku janë konfirmuar 19 raste pozitive me koronavirus.

Kështu Elbasani ka arritur rekordin me rastet e reja brenda pak orësh, si asnjëherë më parë.

Ndërkaq, kryeqyteti vijon të jetë vatra e nxehtë e përhapjes së virusit në vend. Gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë janë konfirmuar 33 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 33 raste në Tiranë, 19 në Elbasan, 9 në Mirditë, 8 në Lushnje, nga 7 raste Fier, Krujë, 6 në Korçë, nga 4 raste në Shkodër, Durrës, Vlorë, Divjakë, 3 në Tropojë, nga 2 raste në Kurbin, Lezhë, Pukë, nga 1 rast në Kavajë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Fushë-Arrëz, Dibër, Malësi e Madhe, Vorë, Maliq, Patos.

Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 116 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar.

Ndërkohë që në të dy spitalet Covid, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1572

Durrës 354

Shkodër 238

Fier 105

Vlorë 102

Kukës 96

Lezhë 91

Korçë 84

Elbasan 64

Berat 44

Dibër 34

Gjirokastër 30