AKTUALITET, 8 Gusht 2020, 14:59

Rriten frikshëm shifrat në Kosovë, 12 vīktima dhe 190 raste të reja me Covid-19

Rriten frikshëm shifrat në Kosovë, 12 vīktima dhe 190 raste

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka raportuar për 12 humbje jete dhe 190 të infektuar me koronavirus brenda 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave të fundit, numri i vīktimave nga COVID-19 ka arritur në 315. Komuna me më së shumti raste është Prishtina, përkatësisht me 48 raste.

Që prej 13 marsit – kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar 10,059 raste me COVID-19.

Prej tyre, 5,677 pacientë janë shëruar. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 4,067.