TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sulm ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin e Somali, Mogadishu, ka vrārë të paktën tetë persona dhe 14 të tjerë janë plāgosur, thonë zyrtarët.
Shpërthimi kamikaz u dëgjua në të gjithë qytetin.
Grupi militant islamik Al-Shabab tha që ishte autor i sulmit.
Koloneli Ahmed Muse i tha Associated Press se shpërthimi ndodhi në portat e bazës së Brigadës së Ushtrisë pranë stadiumit sportiv të rihapur kohët e fundit në rrethin Ëarta-Nabadda.
Stadiumi u hap në qershor dhe u pa si një simbol i vendit që rindërtohej pas viteve të konflikteve.
Halima Abdisalan, një nënë e tre fëmijëve që jeton afër zonës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ushtarët hapën zjarr pas shpërthimit. “Ne kemi vrapuar brenda nga frika,” tha ajo.