AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 09:46

Rovena Gashi nuk kalon Vettingun, KPK shkarkon nga detyra prokuroren

Rovena Gashi nuk kalon Vettingun, KPK shkarkon nga detyra prokuroren

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përfundoi seancën për subjektin e vlerësimit të Rovena Gashit, prokurore në Prokurorinë e Përgjitshme.

Trupi gjykues shqyrtoi dhe zhvilloi procedurë të thellë hetimi, në mungesë të Rovena Gashit apo përfqësuesit të saj, duke e konsideruar sot të përfunduar seancën dëgjimore

Anëtarët e KPK Genta Tafa, Pamela Qirko dhe Lulzim Hamitaj vendosën shkarkimin e prokurores nga detyra. Gashi,  e pezulluar nga detyra për shkak se është nën hetim për fshehje pasurie, nuk ishte e pranishme sot ne seancë

Më parë Gashi ka thënë se një vendim të tillë KPK e ka marrë 8 muaj më parë. Megjithatë mungesa e prokurores nuk e ndali vazhdimin e seancës.

Përsa i përket pasurisë, ILDKPKI ka konstatuar se deklarimet nuk jane te sakta, ka mungesë burimesh per pasurine qe ka dhe ka deklarim të rremë te pasurisë.