TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka siguruar se manifestimi i Metës, më 2 mars nuk do të shtyhet prej rrezikut të koronavirusit.
Ai thotë se nuk ka asnjë arsye se pse jeta shqiptare mos vazhdojë dhe citon një virolog italian, i cili kur u mbyllën stadiumet tha se ”nuk ju kuptoj, vendet e hapura janë aleatët më të këqinj të koronavirusit”.
Kujtojmë se, Presidenti Meta mban një manifestim me qytetarët për mbrojtjen e Kushtetutës, më 2 mars dhe do të mbahet në një vend të hapur në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”.
”Çështja është se pjesëmarrja dhe eventi s’kanë lidhje me këtë. Ne kemi një situatë që jeta shqiptare në çdo element s’ka arsye pse mos të vazhdojë. Sistemi shëndetësor trajton patologjira, mund të vijnë 4-5 raste nga Afrika ku ka sëmundje edhe më të rënda, pra nuk ka lidhje nuk është e arsyeshme. Një virolog italian, kur u mbyllën stadiumet tha, nuk ju kuptoj pasi vendet e hapura janë më të këqinj të koronavirusit.”- tha Vasili.