TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kristian Eriksen do të luajë nga minuta e parë për Interin në ndeshjen e sotme gjysëmfinale të kthimit së Kupës së Italisë kundër Napolit. Mesfushori danez do luajë prapa dyshes sulmuese Lukaku-Martinez.
Ndërsa të gatshëm për trajnerin Konte në këtë sfidë nuk do të jenë: Veçino, Godin,Dambrosio dhe Agume. Skema do të kalojë në 3-4-1-2, ku Eriksen do të jetë pas Lukakut e Lautaros.
Dris Mertens do të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në fushë mbrëmjen e sotme kundër Interit. Bomberi belg është “menaxhuar” gjatë ditëve të fundit për shkak të një lodhjeje të lehtë muskulore: do të formojë së bashku me Politanon dhe Insinjen “tredhëmbëshin” e sulmit.
Për fatin e mirë të Xhenaro Gatuzos, edhe lojtarët e tjerë që kanë pasur probleme kanë dhënë sinjale pozitive. Fabian Ruiz dhe Alan, dy elementët e tjerë në dyshim, i kanë kaluar më së miri testet e fundit të zhvilluara dje dhe duhet të jenë rregullisht në fushë nga minuta e parë.
Ja formacionet sesi pritet të luajnë skuadrat:
