AKTUALITET, 14 Nëntor 2018, 18:59

Michelle Obama i ofroi ndihmën e saj Melania Trump, por ja çfarë përgjigje mori nga Shtëpia e Bardhë

Michelle Obama i ofroi ndihmën e saj Melania Trump, por ja

“Becoming”, libri i Michelle Obamës po zbulon detaje të veçanta nga jeta e ish-Zonjës së Parë. Nga rrëfimet e fundit, ato që lidheshin me raportin e Michelle me Laura Bush, zonjën e parë në Shtëpinë e Bardhë që i ofroi mbështjetje gruas së Barack Obamës, duke e ftuar që ta telefonojë çdo herë që kishte nevojë për këshilla. Një ofertë që Michele ia bëri edhe Melanisë Trump, por si duket gruaja e Donald Trump, nuk e ka parë asnjëherë të nevojshme të konsultohej me Michelle. Por burime brenda Shtëpisë së Bardhë kanë zbuluar edhe rrethanat.

“Zonja Trump është një grua e fortë dhe e pavarur, që ka ditur të eksplerojë rolin e saj si zonjë e parë në autonomi. Ku ka nevojë për këshilla, apo gjendet gjatë një dileme, i drejtohet skuadrës profesionale brenda Shtëpisë së Bardhë”, u shprehën burime brenda ‘Shtëpisë së Bardhë’.