AKTUALITET, 3 Dhjetor 2019, 18:25

‘Shtriga dhe borëbardha e Rilindjes’, përralla që përdori Veliaj për të ilustruar poshtërimin publik të Ramës

‘Shtriga dhe borëbardha e Rilindjes’, përralla që

Pas detyrës që mori nga shefi i tij politik për të dalë herët në mëngjes për të lyer shkallët e një pallati, kryebashkiaku i Tiranës doli sërish në publik pas shumë orësh mungese.

Sot në mëngjes ai u shfaq përkrah fëmijëve të një kopshti në kryeqytet, ku për të mbuluar poshtërimin publik që i bëri Rama zgjodhi t’ju lexojë fëmijëve përrallën e Borëbardhës.

Edhe pse tentoi të shfaqej i qetë dhe i lumtur, “detyra” e kryeministrit, që bëri edhe xhiron e rrjetit, duket se ka lënë pasoja te qytetari i parë i Tiranës. Për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme të SYRI TV.