TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap duke transportuar disa shtetasit e huaj drejt Shkodrës, kundrejt fitimit.
Mësohet se pas hekurave ka përfunduar shtetasi me inicialet F.Q, nga Durrësi.
Ai akuzohet për transport klandestinësh, ku këta të fundit, shtetas nga Lindja e Mesme, kishin hyrë në Shqipëri përmes kufirit me shtetin grek, dhe pasi të shkonin në Mal të Zi, destinacion kishin një nga vendet e BE.
I riu u arrestua në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar Çarshovë, teksa ndihmonte për të transportuar 3 klandestin, me mjetin tip "Seat".
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.