AKTUALITET, 3 Dhjetor 2019, 15:21

Qeveritë që legalizuan vdekjen


Nga Ilir Demalia

Qeveritë që legalizuan vdekjen.

Nuk kishte nevoje të na e thoshte Prokuroria e Durrësit, që shkaqet e vdekjeve nga tërmeti ishin ndërtimet pa leje dhe cilësia ndērtimeve.

Të gjithë ato qeveri që kanë lejuar ndërtimet pa leje dhe kanë bërë legalizimin e këtyre legalizimeve të vdekjes, duhet që personat përjegjës të merren në përgjegjësi penale dhe t'u sekuestrohen pasurite. Të nisë menjeherë shkatërrimi i gjithë objekteve të ngritura në plazhet e bregdetit si legalizim kriminal, si kanosje e jetës se qytetarëve dhe shakterrimit të natyrës. Kjo duhet të ndodhë urgjentisht që të kuptojmë që kemi nxjerrë mësim dhe të filloi besimi se edhe shqipëtarët do të ndërtojnë shtetin. Kjo lidhet edhe me DREJTËSINË që po bëhet vetëm bla-bla-bla. Këto ndërtime janë kate të hapura korruptive dhe kriminale. Vetëm fillimi i ndëshkueshmerisë di të fillojë besimin e shtetit të se drejtës.

Foto: Golemi në dy kohë

&