TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Irfan Dolonaku tregon se 10 ditë më parë ndërsa ishte në pritje të një taksie është sulmuar nga qentë endacakë. Por ndërhyrja e patrullës së policisë, që ndodhej aty pranë e ka ndihmuar që të shpëtojë prej tyre pa pasoja serioze.
Por pre e sulmit të qenve të rrugës ka qenë edhe bashkëshortja e tij, e cila i ka ende në trup shenjat e kafshimit. Pavarësisht rrezikut që vjen prej tyre, qytetarët shpesh u japin ushqime qenve të rrugës, në ndonjë rast edhe për t’i shpëtuar ndonjë sulmi të papritur.
Bujar Berisha, një tjetër banor i Lezhës thotë se janë rreth 15 raste të kafshimeve së fundmi. Por cila është zgjidhja që ofron bashkia nisur nga shqetesimi që ngrenë qytetarët e Lezhës.
“Të kenë pak besim në vete, sepse qentë e nuhatin kur ke frikë dhe të sulmojnë. Deri sa të gjejmë një zgjidhje, këtë u këshillojmë”, tha një zyrtar i bashkisë./ Top Channel/