AKTUALITET, 8 Gusht 2018, 15:54

Është jashtë planeve të Petkoviç, një tjetër shqiptar do të ketë fatin e Behramit

Është jashtë planeve të Petkoviç, një

Largimi i Valon Behramit nga kombëtarja e Zvicrës ishte diçka e bujshme për të gjithë. Sipas asaj që bënë me dije mediat zvicerane lojtari u përjashtua nga trajneri Petkoviç, dhe të shumta ishin reagimet për këtë largim.

Ky veprim i trajnerit duket se ishte më tepër politik sesa sportiv. Ndërkohë sipas asaj që bën me dije “RSI” pritet që fatin e Behramit do ta kenë edhe Zhorzhu, Gelson Fernandes dhe shqiptari tjetër Blerim Xhemaili. Gjithnjë sipas medias zvicerane këta lojtarë nuk duken në planet e trajnerit për Ligën e Kombeve dhe të ardhmen e skuadrës.