TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arrestohet nga Policia e Gjirokastrës një i shumëkërkuar, i dënuar me 6 vjet burg për drogë. Ai është Fatmir Zhupa, 42-vjeç nga Salaria e Tepelenës.
Ai u kap pas një operacioni ndjekjeje nga ana e uniformave blu të Gjirokastrës në lagjen 18 shtatori.
Zhupa u arrestua në banesën e tij që e kishte marrë me qira pas shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”. Zhupa konsiderohet si një ndër personat më të kërkuar nga Policia e Shtetit.