AKTUALITET, 30 Gusht 2021, 16:04

Shtimi i rasteve me Covid në Kosovë, Kurti videomesazh për qytetarët: Vaksinohuni!

Shtimi i rasteve me Covid në Kosovë, Kurti videomesazh për
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkon të sensibilizojë qytetarët për të marrë vaksinën anti-Covid. Kurti thotë se sot në Kosovë mbërrijnë edhe 53 mijë e 200 doza të tjera teksa qeveria ka marrë masat duke rritur shtretërit spitalorë e shtrirë pajisjet e oksigjenimit në spitalet rajonale. “I dashur qytetar, merre vaksinën, mbaje maskën, distancën e higjienën”- thotë Kurti.