TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua në Zelandën e Re ka humbur jetën, në rastin e parë që lidhet me vaksinën Pfizer/Biontech.
Pavarësisht se ende nuk ka një shkak zyrtar të vdekjes, sipas bordit që monitoron sigurinë e vaksinave në këtë shtet, vdekja e gruas është shkaktuar "me gjasë" nga miokarditi pas vaksinimit, një inflamacion i muskulit të zemrës.
"Ky është rasti i parë në Zelandën e re, kur një vdekje në ditët pas vaksinimit është lidhur me vaksinën Pfizer", thuhet në deklaratën e Bordit të Pavarur Monitorues të Vaksinave anti Covid.
Autoritetet nuk kanë publikuar ende detaje rreth rastit dhe as moshën e gruas që ndërroi jetë.
EMA e ka listuar miokarditin, si një efekt anësor "shumë të rrallë" të shkaktuar nga vaksina e Pfizer dhe Moderna, duke shtuar se ky efekt anësor ishte më prezent tek meshkujt më të rinj në moshë.
Sipas rregullatorit Europian, miokarditi është një efekt anësor mjaft i rrallë dhe se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë risqet, duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen.
Në Mbretërinë e Bashkuar ka patur 195 raportime të miokarditit mes personave që kanë marrë vaksinën e Pfizer, por në shumicën e rasteve pa komplikacione, raporton BBC.
Simptomat e miokarditit janë, dhimbje të kraharorit, rrahje jo të zakonshme të zemrës dhe vështirësi në frymëmarrje.
Në Shqipëri, vijojnë të aplikohen katër lloje vaksinash; Astra Zeneca, Pfizer, Sinovac dhe Sputnik. Deri tani nuk ka patur raportime për efekte anësore serioze apo për fatalitete si pasojë e vaksinës.
/TPZ.al/