AKTUALITET, 30 Gusht 2021, 13:00

Gjoba për qytetarët dhe bizneset/ Mira Rakacolli tregon penalitetet për ata që nuk zbatojnë protokollin anti-covid

Gjoba për qytetarët dhe bizneset/ Mira Rakacolli tregon penalitetet

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli ka treguar penalitetet në rast të moszbatimit të protokollit anti-Covid nga qytetarët dhe bizneset.

Rakacolli evidentoi se është e detyrueshme mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura, ndërsa u bëri apel qytetarëve që të rendin drejt qendrave të vaksinimit.

“Vazhdon do mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, në qendrat tregtare, supermarketet, transport publik. Në të gjitha rastet kur nuk zbatohen masat do zbatohen penalitete.

Individual kur qytetari nuk ka përdorur maskën 3 mijë lekë për herë të parë dhe në rast përsëritës 5 mijë lekë. Në rast kur bizneset nuk zbatojnë protokollet e ISHP masa e penaliteteve shkon nga 100 mijë deri në 700 mijë. Bëjmë thirrje për rendje drejt vaksinimit që situata të përmirësohet”, tha Rakacolli.

Sot Komiteti Teknik vendosi që duke filluar nga 1 shtatori ora policore të shkojë nga 23:00 në 06:00 të mëngjesit.

Ndërsa u vendos po ashtu që qytetarët që do të hyjnë në Shqipëri duhet të paraqesin pasaporta vaksinimi ose test PCR negativ, brenda 72 orëve.