AKTUALITET, 30 Gusht 2021, 13:11

Përplasen dy makina në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, tre të plagosur

Përplasen dy makina në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan, tre

Tre person kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti sot në tunelin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, brenda në tunel.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se “mjeti tip “Ford “, me drejtues shtetasin V.L., 36 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me mjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin O.Sh., 30 vjeç, banues në Lushnjë.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas të cilët ishin pasagjerë në mjetin tip “Ford”, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të aksidentit.”