TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetase belge e cila jeton në Korçë ku edhe punon ka pësuar një incident ditën e djeshme. Ajo është rrëzuar nga shkallët dhe është dashur të dërgohet në Tiranë për t’iu nënshtruar një skaneri.
Episodi është treguar nga kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj në News24.
Brataj tha se pas incidentit, ishte i nevojshëm një ekzaminim me skaner për pacienten e huaj, por në Korçë mungon skaneri.
Pas telefonatës me kreun e Urgjencës Kombëtare, ky i fundit ka bërë të mundur dërgimin e helikopterit dhe më pas transportimin e të plagosurës në Tiranë.