AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 20:23

Skandali i përdhunimit, Basha: Kur shtetin e kap krimi, qytetarët mund të mbrohen veç me dhunë

Skandali i përdhunimit, Basha: Kur shtetin e kap krimi, qytetarët mund

Partia Demokratike, ka transmetuar nga selia e saj deklaratën tronditëse, të plotë, ku një nënkomisar ka shpjeguar se si djali i deputetit Rahman Rrahja, ka përdhunuar një vajzë dhe eksponentët socialistë, ku përfshihet deputeti Taulant Balla, kryetari i Bashkisë së Krujës,  Artur Bushi dhe vetë deputeti Rrahja, kanë mbuluar ngjarjen duke kërcënuar nënkomisarin.

Basha ka thënë se kemi të bëjmë me një sadist i cili është ndihmuar nga krimi në pushtet.

"Ky është një krim. Para drejtësisë duhet të dalë jo vetëm sadisti njerëzor Rexhep Rrahja, por edhe Rrahman Rrahja, Artur Bushi dhe Taulant Balla. Ky i fundit një politikan bandit i zhytur në botën e krimit. Së bashku me ta edhe prokurorë e policë që braktisën detyrën. Ky krim i rëndë kundër njeriut, i mundësuar dhe mbrojtur nga funksionarët më të lartë të shtetit, është kambanë për shoqërinë, që tashmë jeta e çdokujt është e rrezikuar nga kriminelët e rrugës që mbrohen nga kriminelët e shtetit."

Kryetari i Partisë Demokratike, tha se tashmë qytetarëve nuk u mbetet asnjë rrugë tjetër për të mbrojtur veten, veç dhunës, sepse shtetin e ka kapur krimi.

"Kur shtetin e kap krimi, qytetarëve u mbetet vetëm dhuna për të mbrojtur veten dhe jetën e tyre."

/TPZ.AL/