AKTUALITET, 26 Shtator 2018, 19:01

‘Partneritet i fortë strategjik’, Ilir Meta takon Donald Trump

‘Partneritet i fortë strategjik’, Ilir Meta takon Donald Trump

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka takuar Donald Trump dhe bashkëshorten e tij Melania. Kreu i Shtetit është shfaqur shumë i kënaqur nga kjo pritje që i është bërë në Shtëpinë e Bardhë në Amerikë, dhe e ka shfaqur këtë edhe në rrjetet sociale.

“I kënaqur që mora pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Partneritet i fortë strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA,”- shkruan Meta krahas fotos të postuar në profilin e tij në Facebook.

Meta ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshmë të OKB-së prej tre ditësh dhe shoqërohet nga Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati.