SPORT, 17 Prill 2021, 11:31

Shqiptarja triumfon në Portugali, fiton medaljen e artë në xhudo

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Portugali.

Ajo në finale duhej të përballej me ukrainasen Bilodid, por e fitoi duelin pa luftë, pasi kundërshtarja nuk u paraqit fare.

Gjatë rrugës së saj drejt triumfit, xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Në kategorinë deri 48 kilogramë në grupin e saj Distria Krasniqi e mbylli si lidere.

Fillimisht në raundin e parë nuk kishte kundërshtar, kurse në të dytin e mposhti italianen Giorda, kurse në të tretin fitoi ndaj izraelites Rishony.