TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Totenhemi ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e sotme përballë Bërnlejjt teksa ka fituar në shtëpi me rezultatin 5-0. Londinezët kanë lënë pas në këtë formë edhe humbjen me Mançester Junajtid, ndërsa tashmë janë ngjitur në vendin e pestë.
Sa i përket ndeshjes ata që u dalluan ishin Heri Kejn me dy gola, ndërsa mbetet për t’u veçuar goli i tretë nga Son, i cili e mori topin dhe përshkroi të gjithë fushën duke mbyllur një superaksion. Ndërkaq, Liverpuli nuk njeh ndalesa dhe ka triumfuar sërish këtë javë ndaj Bornemuthit me rezultatin 0-3.
Të besuarit e trajnerit Jurgen Klop shënuan dy gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën shënoi edhe Mohamed Salah. Kështu, të kuqtë vazhdojnë të qetë kryesimin duke grumbulluar 46 pikë.