AKTUALITET, 26 Shkurt 2019, 16:32

Lleshaj tregon nëse do të ketë arrestim ndaj Vangjush Dakos

Lleshaj tregon nëse do të ketë arrestim ndaj Vangjush Dakos

I pyetur nga gazetarët në lidhje me ndonjë arrestim të mundshëm të Kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, u shpreh se, Policia e Shtetit do të zbatojë vetëm ligjin në rast se vjen një urdhër arresti nga Prokuroria.

“Policia nuk merr udhëzime as nga Kryeministri as nga ministri, Policia merr udhëzime nga ligji”.

I pranishëm në një event në Komisariatin e Policisë Rrugore në “Kinostudio”, Lleshaj hodhi poshtë pretendimet e opozitës për deklarata politike para protestave të organizuara prej saj, ndërsa shtoi se nuk e konsideron si masë drastike heqjen e valëve të telefonisë celulare, siç ndodhi gjatë protestës së fundit të opozitës.

“Kjo nuk është masë drastike kur bëhet në shërbim të sigurisë dhe mbarëvajtjes së protestës”, tha Lleshaj.