AKTUALITET, 6 Gusht 2018, 19:24

Shqiptarët? Bosi i familjes mafioze që kontrollon Romën: U kemi thyer kockat

“Drogë, fajde dhe omerta: kështu Casamonica u bënë klani më i fuqishëm në Romë”. Ky është titulli i një artikulli të publikuar këtë të diel nga italiania “L’Espresso”. Në shkrim, tregohet se si “Casamonica” arriti të kthehej në organizatën kriminale me të fuqishme, që tashmë kontrollon kryeqytetin italian Romë.

1

Në një moment, gazetarja pyet Giuseppe Casamonica-n (me pseudonimin Bìtalo), i njohur si drejtuesi i klanit mafioz, nëse “Casamonica” ka kontroll mbi një zonë të caktuar të caktuar në kryeqytet, duke i kujtuar konkurrencën e shqiptarëve. Ndërsa ai i përgjigjet se “shqiptareve u kanë thyer kockat”.

Pjesë nga artikulli:

“E mbuloni edhe këtë zonë? Di që keni pasur probleme me shqiptarët…”

Bosi është pothuajse i habitur: “Kur thoni Casamonica në Romë, thoni diçka. U kemi thyer kockat shqiptarëve dhe i kemi dëbuar”.